Rozë

Humoristi i publikon video në Instagram, 15 vjeçarja nga Ferizaji tenton vetëvrasjen

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 06 July 2017

Rrjetet sociale kanë ndryshuar jetën e njeriut, herë për mirë e herë për keq.

Një vajzë 15-vjecare nga Ferizaji ka tentuar t’i japë fund jetës, pasi një video e saj është publikuar në Instagramin e një humoristi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë ndërkohë familjarët janë shprehur të shqetësuar pasi vajzës i është shkelur privatësia.

-Advertisement-

Sipas familjarëve, vajza kohë më parë ka realizuar një video live në Instagram ku shfaqej duke biseduar me shoqërinë, por pak kohë më pas videoja është publikuar nga një person i quajtur Burim Ademi, që e shfrytëzon Instagramin e tij për të publikuar video ‘vines’ ose për të bërë humor me video që qarkullojnë në rrjete sociale.

Burim Ademi nga Ferizaji, është mjaft i njohur në Kosovë për humorin e tij që zakonisht e përçon përmes videove të publikuara në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera