Humolli me kritika të ashpra për Qeverinë: Po e rrezikon stabilitetin e vendit
Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 27 September 2022
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli vazhdon të jetë kritik ndaj këtij subjekti politik dhe qeverisjes së vendit, kësaj radhe lidhur me situatën pas grevave në vend.
Humolli i cili disa herë ka paralajmëruar largim nga VV-ja për shkak të pakënaqësive, ka akuzuar këtë parti se po rrezikon stabilitetin e vendit.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se partia në pushtet e ka futur vendin në konflikt me të gjitha kategoritë shoqërore.
“Nuk është duke ndryshuar realiteti që ta ndryshoj unë pikëpamjen time. Realiteti është në atë gjendje që e përforcon atë që kam thënë unë. Po shpresoj që do të ndryshojë për të mirë”.
“VV-ja na ka futur në konflikt me të gjitha kategoritë shoqërore. Pra, me mësimdhënësit, veteranët e luftës e me të gjithë administratën e shtetit e tash shteti është në konflikt me punëtorët e vet. Kjo parti po e rrezikon stabilitetin e vendit”, është shprehur ai.
Tutje, ka thënë se derisa Kosova e ka rrezikun “te dera” me Serbinë, Qeveria po merret me disa çështje që ka mundur shumë lehtë t’i rregullojë.
“Kam përshtypjen që Qeveria është bërë shumë burokrate dhe nuk po e sheh realitetin objektivisht se si po zhvillohet. Jam shumë i bindur që nëse pyeten deputetët e VV-së në mënyrë individuale, shumica janë të pakënaqur me gjendjen aktuale dhe vendimet e ekzekutivit. Por, kjo është kur deputetët harrojnë se çka iu kanë thënë qytetarëve”.
Humolli mes tjerash ka bërë të ditur se në vitin e parë të qeverisjes të gjitha vërejtjet dhe kërkesat i ka adresuar brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, por sipas tij, duke qenë se gjendja nuk ka ndryshuar, atëherë ka vendosur që t’i bëjë publike.
“Vërejtjet e mija janë publike këtë vit në funksion të vetëdijesimit edhe të qytetarëve edhe të Qeverisë”, është shprehur ai.
Ndryshe, deputeti Humolli më parë ka paralajmëruar edhe rrëzim të Qeverisë Kurti, nëse nuk ndryshon qasje.
“Nëse vazhdon kjo ngathtësi e Qeverisë për të përmbushur zotimet elektorale, duhet të bëhen ndryshime qeveritare. Unë për vete pa këto ndryshime nuk mund të qëndroj brenda grupit të LVV-së, pasi nuk po realizohen asnjëra nga kërkesat e mia personale për çfarë unë jam futur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje”, pati thënë ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini
Të tjera
-
Krasniqi për qeverinë Kurti: Jeni qeveri e turpit, e keni humbur rrugën, sot po “festojmë” 1 vjetorin e sanksioneve
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ...
-
Përparim Rama paguan 102 mijë euro për asgjësim të barnave pa afat
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nënshkruar kontratë për asgjësimin e barnave ...
-
Prishtinë: Një personit i grabiten para të gatshme
Një person në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person i maksua...
-
Vetëvendosje thyen heshtjen për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radojçiqin
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thyer heshtjen e partis...
-
Burri dhe gruaja rrїhền mes vete në Pejë
Një çift bashkëshortor janë rrahur në qytetin e Pejës pas një mosmarrëveshje,...
-
Haki Abazi e quan Kurtin palaço pas takimit me Pamuk: As LGBTI+, as deputetët e besimit musliman nuk janë më naivë të të besojnë
Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet i pavarur, Haki Abazi ka...
-
Një ditë pas zgjedhjes së presidentes së parë grua, vri*et kryebashkiakja në Meksikë
Më 23 shtator 2023, emri i kryebashkiakes, Yolanda Sanchez Figueroa bëri jeho...
-
Limak shpërblen punonjësit me pagën e 13’të
Limak shpërblen punonjësit me bonus për një vit të suksesshëm në 2023. Punonj...
-
Joseph: Qeveria ta dërgojë projektstatutin e hartuar nga SHBA-ja dhe t’ia lërë në dorë Gjykatës Kushtetuese të vendosë pwr Asociacionin
Eksperti nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare pranë Universitet...
-
Kajtazi: Një pushteti me 50.1% ia mbylli gojën zemlaku, Radojçiqi
Pas publikimit të pjesës së shkurtër të bisedës mes Shefes së Grupit Parlamen...
-
Dyshohet se është i përfshirë në vra *jen e policit Triumf Riza, i vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut
Ilir Abdullahut i njohur si Liza, i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj. ...
-
Kurti takohet me Orhan Pamuk: Nuk e besova që po më fton për darkë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimin e njohur turk, Orhan Pamuk....