Sport

Humbja ndaj Spanjës, Bonucci: Kush ka frikë nga gjykimet e të tjerëve nuk është burrë

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 16 June 2023

Leonardo Bonucci ka reaguar në rrjetet sociale pas gabimit që i dha Spanjës epërsinë ndaj Italisë, në gjysmëfinale të Nations League, që spanjollët e fituan me rezultatin 2-1.

Në reagimin e tij Bonucci thekson se nuk preket nga gjykimet e momentit të disa personave.

“Ja ku jam. Moment nga i cili nuk kam ndërmend të shpëtoj. E di sa shumë mund të llogaritet një gabim në një lojë si kjo. Puna dhe pasioni më kanë dalluar gjithmonë dhe nuk do të prekem nga gjykimet e momentit. Unë e di kush jam dhe çfarë loje është kjo. Gjithmonë kam respektuar mendimet e të gjithëve, por gjithmonë kam shikuar përpara, i vetëdijshëm se asgjë në jetë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk dhurohet në futboll. Gjithçka e kam arritur duke punuar çdo ditë, me sakrificë dhe përulësi. Kështu do të jetë edhe nesër, pasnesër, sepse kushdo që ka frikë nga gjykimi i të tjerëve nuk është burrë. Tashmë jam duke menduar për stërvitjen e nesërme. Faleminderit të gjithë shokëve të mi që luftuan së bashku me mua dhe fati nuk ishte partneri i betejës sonë sonte. Forza Azzurri”-shkruan italiani.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy