Sport

Humbja ndaj Shakhtar Donetsk, Leipzig shkarkon trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 07 September 2022

Leipzig ka shkarkuar nga posti i trajnerit Domenico Tedesco. Disfata e fundit në Champions League përballë Shakhtar Donetsk në shtëpi me rezultatin 1-4, ka sjellë dhe fundin e epokës së tij në drejtimin e klubit Gjerman e cila zgjati vetëm 272 ditë. Gjithashtu nga klubi janë larguar edhe dy ndihmës trajnerat Andreas Hinkel dhe Max Urwantschky

Gjermani sezonin e fundit në Bundesligë e mbylli në vendin e katërt me ekipin e Leipzig, ndërsa suksesi më i madh ishte fitimi i kupës së Gjermanisë përball Freiburg. Gjithashtu në epokën e Tedescos, Leipzig humbi finalen e Super Kupës së Gjermanisë përball Bayern Munich.

Tedesco e udhëhoqi Leipzig deri në raundin e gjysmë finaleve të kompeticionit të Europa League, ku klubi Gjerman u eliminua nga Skocezët e Rangers.

-Advertisement-

Ndërsa në sezonin e ri që ka nisur në Bundesligë, në pesë javët e para Leipzig ka grumbulluar vetëm pesë pikë, totalisht jashtë pritshmërive që drejtuesit e klubit kanë për ekipin.

Klubi në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, falenderon gjermanin për punën e bërë dhe gjithashtu bëjnë të ditur se së shpejti në kohën e duhur do të prezantohet dhe trajneri i ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera