Lajme

 “Humbja e Nikollës e pariparueshme” – Aleksandar Vuçiq reagon pas vrạsjes e policit serb

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 18 July 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit që, siç tha Ministria e Brendshme e Serbisë, u vra mbrëmë, Nikolla Krsmanoviq.

“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij kontribuoi në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”.

Vuçiq e quajti atë hero dhe tha se nuk e harrojnë “sakrificën e tij ndaj detyrës”.

-Advertisement-

“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegram.

Mbrëmë pas mesnate një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë. Sipas MUP-it serb në vendngjarje është gjetur “një pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajrizit dhe një letërnjoftim gjerman i tij”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera