Rozë

Humbi 11 kilogramë për rolin e ri, aktori i famshëm përfundon në spital me problem serioz

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 10 December 2020

Aktori i famshëm, George Clooney, është dërguar në spital me dhimbje të forta stomaku. Mediat e huaja shkruajnë se ai u diagnostikua me një problem serioz në pankreas, ndaj duhet të qëndrojë për disa ditë i shtruar në spital.

Bëhet e ditur se 59-vjeçari ka humbur gati 11 kilogramë për shkak të rolit të tij në filmin e ri si mbijetues i një katastrofe globale dhe mendon se dieta e tij mund të ketë ndikuar në sëmundje.“Mendoj se po përpiqesha më shumë seç duhet për të humbur peshë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time”, ka thënë aktori.

George i duhet të udhëtojë drejt Arktikut për të drejtuar dhe luajtur në “The Midnight Sky” përkrah aktorit britanik Felicity Jones dhe David Oyelowo. Aktori ka thënë se ky është projekti i tij më i madh dhe duhet të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme që të vazhdojë përpara me të.

-Advertisement-

“Më mori disa javë që të bëhesha më mirë dhe si regjisor nuk është e lehtë, sepse duhet të kesh energji. Ne ishim jashtë në mes të akullnajës në Finlandë, që na e bëri punën shumë më të vështirë. Por përfundimisht më ndihmoi shumë me rolin”, ka thënë Clooney.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera