Lajme

Humb Ronaldinjo 15-vjeçar nga Gjakova

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 06 November 2019

Një i ri, 15-vjeçar nga Gjakova, me emrin Ronaldinjo Sopjani, është zhdukur që nga mëngjesi i së martës.

Sipas familjarëve të tij, ai ka dalur në mëngjes me një shok, i komunitetit rom, e që më pas nuk janë kthyer asnjëri nga ta, shkruan gazeta inFokus.

“Ka dalë dje në mëngjes nga shtëpia më shokun e tij të së njëjtës moshë dhe më nuk janë kthyer, rastin e kemi lajmëruar në polici”, ka thënë vëllai i të zhdukurit.

-Advertisement-

“Mosha është gabuar në përshkrimin e fotografisë pasi Ronaldinjo është 15-vjeçar”, ka thënë vëllai i tij.

Sipas tij , Ronaldinjo nuk vijon mësimin pasi që nga klasa e 7-të ka ndërprerë shkollën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera