Sport

Humb penaltinë, e sheh nënën në tribuna duke qarë dhe ia plas vajit – momenti emocional i Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 02 July 2024

Mbrëmë mund të ketë ndodhur momenti më i dhimbshëm i EURO 2024-shit.

Cristiano Ronaldo humbi penaltinë për Portugalinë ndaj Sllovenisë në 1/8 e finales në minutën e 105-të ndeshjes.

Ky gol do t’ia sillte kombëtares së tij avantazhin, por Jan Oblaku ia mohoi.

-Advertisement-

Pas përfundimit të shtesës së parë, Ronaldoja ishte me ekipin duke marrë udhëzimet dhe frymëzimet e fundit para shtesës së dytë.

Por, në një moment ai ngreh kokën lart dhe sheh nënën e tij në tribuna duke qarë, dhe aty shpërthen në lot, përcjell Klan Kosova.

Pesë herë Topi i Artë megjithatë u ringrit, pasi Portugalia fitoi përmes penaltive, njërën prej së cilës ai këtë herë e realizoi.

🥹💔

pic.twitter.com/Y2X03zYZbW

— CristianoXtra (@CristianoXtra_) July 2, 2024

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera