Lajme

Humb një 84-vjeçar në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 02 June 2023
Një person i moshës 84-vjeçare ka humbur në Prishtinë.

Ai quhet Sinan Duli dhe i njëjti ka humbur që nga dita e djeshme.

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Ai për herë të fundit është parë në lagjen e Bledit në Prishtinë.

“Shpërndajeni, urgjente. Nga dita e djeshme 1 qershor ka humbur baba jone i moshuari Sinan Duli nese dikush e sheh ju lutem thirrni në këtë numër 045990888 . Kërkojmë ndihmën tuaj!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Nesër në Universum Ferizaj mbahet testi për BURSA të plota në Infermieri dhe PUNËSIM në Gjermani

Të tjera