Lajme

Humb jetën edhe një tjetër turist i huaj në Ksamil

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 06 August 2017

Një 66-vjeçar nga Polonia ka humbur jetën teksa ishte me pushime në bregdetin e Ksamilit. Nga informacionet e para të policisë, bëhet e ditur se “dje në qendrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët shtetasi polak F.S., 66 vjeç”.

 Mësohet se turisti ka qenë me probleme kardiake dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihet ende nëse turisti e ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky nuk është turisti i parë i huaj që humb jetën në Shqipëri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera