Lajme

Hulumtimi i Index Kosova: PDK-AAK-Nisma prijnë, VV e dyta, LDK-AKR e treta

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 31 May 2017

Kompania private e hulumtimeve dhe sondazheve, Index Kosova ka publikuar hulumtimin e fundit të realizuar me qytetarë lidhur me zgjedhjet e 11 qershorit, njofton Klan Kosova.

Nga 986 të anketuar në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 25 % janë deklaruar se do të votonin për koalicionin PDK-AAK-Nisma, 17% për Lëvizjen Vetëvendosje, 16 % për koalicionin LDK-AKR dhe 1% për partitë e tjera.Image

Sipas Index Kosova nëse merren parasysh vetëm të anketuarit që kanë deklaruar për cilën parti do të votonin, rezultati potencial do të dukej si më poshtë.

-Advertisement-

 

Image

Në njoftim thuhet se për hulumtimin që u zhvillua në maj të 2017 e ku nuk morën pjesë serbët, metoda e mbledhjes së të dhënave ishte intervista ballë për ballë ndërsa që procedura e mostrës ishte metoda shumë shkallëshe e rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera