Sport

Huddersfield e njofton Man Unitedin me humbjen

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 21 October 2017

Huddersfield Town ia ka shkaktuar Man Unitedit humbjen e parë në Premierligë, pasi e mposhti 2:1.

Manchester United ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Premierligë. Në xhiron e nëntë, të besuarit e Jose Mourinhos u mposhtën 2:1 nga Huddersfield Town.

“Djajtë e Kuq” e nisën keq ndeshjen, duke pësuar dy gola brenda pak minutave. Aaron Mooy (28’) dhe Laurent Depoitre (33’) befasuan mysafirët të cilët nga ky minutë e deri në fund e ndoqën rezultatin, por arritën të shënojnë vetëm një gol, përmes Marcus Rashford (78’).

-Advertisement-

Kështu, Man United pëson humbjen e parë pas nëntë xhirove dhe mbetet në pozitën e dytë në Premierligë, tani me pesë pikë prapa Manchester Cityt, që e mposhti 3:0 Burnleyn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera