Lajme

Hoxhaj zyrtarizoi 500 anëtarë të rinj në PDK

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 29 May 2017

Këtë të diel PDK-ja e përmbylli me 500 anëtarë të rinj. 200 të rinj aderuan në Prizren, ndërsa 300 të tjerë në Therandë.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili edhe i zyrtarizoi mbrëmë anëtarët e rinj, tha se të rinjtë do ta bëjnë ndryshimin më të mirë të vendit duke u aktivizuar në PDK.

“Rinia duhet t’i besojë politikës, e cila nuk është vetëm betejë për pushtet apo prestigj, por asaj që është një mjet për ta përmirësuar jetën e qytetarëve, mirëqenien ekonomike dhe për të ofruar të ardhme të sigurt për vendin. Prandaj, edhe aderimi juaj sot në PDK, si dhe pjesëmarrja në politikë ka të bëjë me atë se si mund ta ndryshojmë gjendjen për të mirë në Kosovë dhe PDK është forca është forca e të mirës dhe e ndryshimit”, ka deklaruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Zëvendëskryetari i PDK-së u shpreh se askush nuk mund ta ndryshojë fatin si individ i vetëm, por ndryshimi ndodh përmes bashkimit dhe veprimit politik si për jetën individuale ashtu edhe për jetën e përbashkët, kolektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera