Lajme

Hoxhaj viziton Bashkësinë Islame të Prizrenit dhe Podujevës në ditën e parë të Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 25 June 2017

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në ditën e parë të Fiter Bajramit ka vizituar Bashkësitë Islame të Podujevës dhe të Prizrenit, ku ka takuar drejtuesit e këtyre institucioneve.Hoxhaj ka vlerësuar këto dy institucione si shumë të rëndësishme me rol historik për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Hoxhaj u ka uruar festën e bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe kudo që ndodhen.

“Vizitova bashkësitë fetare në Prizren dhe Podujevë, si dy institucione me një rol të jashtëzakonshëm historik për popullin dhe shtetin tonë. Mbi të gjitha, një mirënjohje e imja për muajin e sakrificës bashkë me urimin për Fitër Bajramin. E gëzofshim për shumë mot”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera