Hoxhaj: Vetëm PDK rikthen besimin e aleatëve, Kosova ka nevojë për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në
Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 05 January 2025
Në një intervistë të fundit, Enver Hoxhaj ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është partia e vetme që garanton partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Ai ka vënë theksin te nevoja për një marrëveshje strategjike të sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet për vitin 2025.
“Unë mendoj që Kosova ka nevojë që ta nënshkruajë një marrëveshje strategjike të sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka nevojë që ta ketë mbështetjen amerikane për t’u anëtarësuar në NATO dhe nuk ka ndonjë qëllim më madhor për Kosovën në vitin 2025 se sa kërkesa jonë që të bëhemi shtet anëtar i NATO-s.”, ka thënë Hoxhaj.
“Politika fillon dhe mbaron me ekip. Ekipi që do të mbështesë z. Hamza do të sigurojë rikthimin e besimit të SHBA-së dhe BE-së mbi Kosovën,” tha Hoxhaj, duke theksuar se asnjë parti tjetër nuk ka kapacitetin për të ndërtuar një partneritet të ri dhe të qëndrueshëm me aleatët perëndimorë.
Hoxhaj, në Infokusi, po ashtu foli për nevojën e përshpejtimit të integrimit evropian të Kosovës, duke u fokusuar në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.
“Krahas kësaj, ne duhet të shohim se si ta marrim statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian ta rikthejmë politikën tonë me marr njohje të reja nga vendet e ndryshme anëtarësime të reja në organizata të ndryshme ndërkombëtare një politikë të mençur në Ballkan në rajon.”, u shpreh ai.
Në fushën e ekonomisë, ai theksoi problemet kryesore të vendit: papunësinë, pagat e ulëta dhe sektorin privat të nënzhvilluar, duke e konsideruar Bedri Hamzën si kandidatin më të duhur për të zgjidhur këto sfida.
“Problemi kryesor i Kosovës sot është ekonomia. Gjatë dy viteve të fundit, 200,000 njerëz janë larguar nga vendi, dhe kjo është një goditje e madhe për ekonominë,” tha Hoxhaj.
Ai përfundoi intervistën duke nënvizuar se ndryshimi më 9 shkurt është i pashmangshëm dhe do të sjellë një vizion të ri për vendin.
Partia Demokratike e Kosovës në planin e saj të qeverisjes, me të cilin garon në këto zgjedhje, te fusha e politikës së jashtme, ajo ka renditur si pikë të rëndësishme edhe thellimin e marrëdhënieve strategjike bilaterale me SHBA-në, në nivel politik, ekonomik, kulturor, social, përveçse në atë të sigurisë.
Programi i PDK-së, thotë se do të punojnë për zgjerimin e marrëdhënieve me ShBA-në përtej fushës së sigurisë, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, duke përfshirë projekte të përbashkëta në fushat e teknologjisë, arsimit dhe zhvillimit kulturor, duke bërë që lidhjet Kosovë – ShBA të bëhen më të fuqishme dhe të qëndrueshme.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...