Lajme

Hoxhaj takon edhe shefin e grupit parlamentar të CDU’së, tregon çfarë folën

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 19 October 2022

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që po zhvillon ditëve të fundit në Berlin, derisa mori pjesë edhe në Forumin për Politikë të Jashtme atje, ka takuar disa deputetë të Bundestagut gjerman me të cilët ka biseduar për proceset e rëndësishme që e presin Kosovën.

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj derisa gjendet në Berlin, përmes faqes së tij të Facebook, po njofton takimet që po mbanë me deputetët gjermanë. Ditë më parë ai ka njoftuar se është takuar shkurt edhe me ministren e jashtme të Gjermanisë.

Para pak kohe, ai njoftoi se ka takuar deputetin gjerman Johann Wadephul, i cili njëherësh është edhe Shef i Grupit Parlamentar të CDU-së në Parlamentin gjerman.

-Advertisement-

“Në Berlin, duke takuar miq! Kënaqësi e veçantë ishte të takoja mikun tim, Johann Wadephul dhe Shefin e Grupit Parlamentar të CDU-së! E falenderova për mbështetjen që Gjermania ka ndaj Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai tha se me Wadephul biseduan për tema të rëndësisë gjeopolitike dhe u pajtuan që interes i Evropës është anëtarësimi i shtetit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Gjatë ditës së mërkurë, Hoxhaj gjithashtu ka njoftuar se ka zhvilluar takim edhe me deputetin tjetër gjerman Josip Juratovic, me të cilin tha se kanë biseduar për shqetësime dhe interesa të përbashkëta politike sa i përket zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ishte kënaqësi ta takoja në Bundestag, deputetin e këtij parlamenti, Josip Juratovic, me të cilin ndajmë shqetësime dhe interesa të përbashkëta politike sa i përket zhvillimit të Ballkanit Perëndimor rreth situatës politike.”, ka shkruar Hoxhaj.

Mëngjesin e së mërkurës, nënkryetari i Kuvendit, i cili i takon partisë opozitare, PDK-së, ka njoftuar se ka zhvilluar takum me ish-këshilltarin e Kancelares Angela Merkel, Christoph Heusgen.

“E pazavendësueshme ka qenë mbështetja për Kosovën e Christoph Heusgen, një buldozer i diplomacisë gjermane, ish-këshilltar i Kancelares Merkel dhe sot drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih. “, ka shkruar Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera