Lajme

Hoxhaj takohet me Gjukanoviqin, tregon çka biseduan

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 26 April 2023

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka treguar se është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe me ministrin e jashtëm malazez Milan Roqen. 

Përmes një shkrimj në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se ishin këta dy që morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

“Në Podgoricë takim falenderimi me Presidentin Milo Gjukakoviq dhe me Ministrin e jashtëm Milan Roqen, të cilët morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe të cilët i besuan përherë Kosovës së lirë dhe të pavarur!”, ka shkruae Hoxhaj, derisa ka publikuar një fotografi nga takimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera