Lajme

Hoxhaj: Sulmet në veri të motivuara dhe orkestruara nga Qeveria e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 28 December 2023

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhaj, në konferencën e fundvitit ka treguar për situatën e sigurisë në Kosovë, ai ka vlerësuar se situata në jug të vendit ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit ku ka pasur dhe sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës.

“Situata e sigurisë së Kosovës në përgjegjësi për gjatë vitit 2023 ka qenë e qetë, përveç në veri të vendi ku rendi dhe siguria ka qenë të brishtë nga sulmet e grupeve kriminale, terroriste në atë pjesë të cilat kanë qenë të motivuara dhe orkestruara nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Hoxha.

Më tej, Hoxhaj, ka numëruar se si ka qenë brishtë situata e sigurisë në Veri të Kosovës.

-Advertisement-

“Protesta të dhunshme dhe sulme nga grupe dhe struktura kriminale si dhe terroriste grupet që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in, gazetarët, qytetarët dhe pronën e tyre, pas vendosjes së 4 kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale, sulmi më 26 maj 2023, sulmi më 29 maj 2023”, ka thënë Hoxhaj.

Rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga formacionet e policisë ushtarake të Serbisë, Hoxhaj e ka cilësuar si një nder incidentet më të rënda pas sulmit terrorist në Bajnskë.

“Sulmi terrorist në Banjska më 24 shtator 2023 nga grupi terrorist, sulme, kërcënime dhe djegie të makinave të qytetarëve në veri të vendit”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera