Hoxhaj: S’kemi vullnet, kushte, as dëshira që të jemi pjesë e qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 27 November 2020
Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se do të ishte e moralshme që subjektet tjera politike ta mbështetnin një kandidatë të mundshëm të PDK-së për president, pasi atë e ka lënë në gjysmë presidenti Hashim Thaçi.
Hoxhaj ka deklaruar posti i presidentit nuk është çeshite pazaresh e borxhesh, derisa ka theksuar se PDK e sheh të parakohshme të vendos për ndonjë emër, derisa s’ka marrëveshje në mes subjekteve politike. Ai shtoi se brenda kryesisë së PDK-së mund të ketë personalitete që mund të jenë kandidatë për presidentin.
Hoxha ka thënë se ai personalisht nuk do të pranoi të jetë kandidatë për president, pasi iu është besuar detyra e ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së.
Sipas tij, PDK mbetet në opozitë.
“S’kemi kushte, dëshira, as vullnet që të jemi pjesë e qeverisë”, tha ai.
Hoxhaj shtoi se ka përçarje të thellë të brendshme të cilën e ka krijuar qeveria Hoti dhe Kurti.
“Kosova ka nevojë për menaxhim të mirë të pandemisë dhe ka nevojë për një angazhim në sferën ndërkombëtare, por këtu tërë politika është krijuar me emra e mbiemra për presidentin”, tha ai.
Hoxhaj në TV21, ka thënë se PDK është e gatshme të votojë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, por që fillimisht në këtë projektligj duhet të merren parasysh propozimet e këtij subjekti politik, pasi nevojat për përkrahjen e qytetarëve dhe bizneseve, janë më të mëdha se sa ajo që është paraparë në projektligjin për rimëkëmbje.
“Është për keqardhje që Kosova ka miratuar vetëm një pako, derisa vendet e rajonit nga tri a katër”, tha ai.
Të tjera
-
Ky është qëndrimi për Kosovën i pasuesit të Merkelit
Armin Laschet, që të shtunën u zgjodh kryetar i ri i Partisë Konservatore Gje...
-
Hoti: Vetëm me LDK-në shteti ka normalitet
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ng...
-
Nipi i patritotit të shquar i bashkohet Vetëvendosjes
Muharrem Kadriu i është bashkuar nga sot Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e k...
-
Limaj prezanton kandidatët e Nismas për deputet nga Suhareka
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuare tre kandidatët...
-
109 raste aktive me Coronavirus në Malishevë
Në komunën e Malishevës sot janë regjistruar edhe 11 raste të reja me Coronav...
-
KQZ-ja njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrim...
-
“Si çdoherë, bashkë”, konfirmohet bashkimi i Donika Gërvallës me Vjosa Osmanin
Vjosa Osmani ka konfirmuar se ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Haxhi Avdyli: Po vjen qëndrestarja e pathyeshme ndaj kapësve të LDK-së, për tu përballur me përbaltuesit e shtetit
Foto e vitit 2015 në Prizren bashkë me Donikën, të ndjerin Rupert Neudeck e a...
-
Sinjal i keq për Albin Kurtin nga KQZ-ja
Të dënuarit në 3 vitet e fundit s‘certifikohen nga KQZ-ja Komisioni Qendror ...
-
Vasfije Krasniqi futet në politikë, aderon sot në VV
Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Koso...
-
Makroni ia kthen letrën Erdoganit, e nis me këto fjalë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka kthyer letrën homologut të tij t...
-
Kuçi: Arroganca e Kurtit sapo ka filluar, ja pse e refuzoi ftesën për debat
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pasi kandidati për k...