Lajme

Hoxhaj përshëndet emërimin e ambasadorit të ri gjerman në OKB

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 06 August 2017

sh-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Cristoph Heusgen për emërimin ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.

Hoxhaj ka thënë se ky emërim është lajm i mirë jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për BE’në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Caktimi i mikut tim Cristoph Heusgen si ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara është lajm i jashtëzakonshëm për Gjermaninë, BE’në dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

-Advertisement-

Hoxhaj ka theksuar mbështetjen e ambasadorit Heusgen për sovranitetin e Kosovës, njohjen ndërkombëtare, dialogun me Serbinë dhe integrimin eveopian, për çka ka shprehur mirënjohje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera