Hoxhaj i përgjigjet politikanëve serbë: BE s’ju pranon me çështje të hapura
Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 17 November 2017
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave më të reja të politikanëve serbë në Beograd në lidhje me marrëveshjen ligjore që parashihet në kapitullin 35 të negociatave të Serbisë me BE-në dhe që ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj i ka quajtur këto deklarata të papërgjegjshme dhe çorientuese për opinionin e brendshëm në Serbi në lidhje me marrëveshjen ligjore me Kosovën.
Hoxhaj ka theksuar se Serbia nuk mund të pranohet në Bashkimin Evropian, pasi që BE-ja nuk pranon anëtarë të rinj me çështje të hapura sic është njohja e dy anshme, demarkimi i kufirit dhe konfliktet e hershme të pazgjidhura.
Me këtë postim në Twitter, Hoxhaj i është përgjigjur deklaratës së fundit të ministres serbe për për Integrim Evropian, Jadranka Joksimoviq, e cila deklaroi se Serbia nuk do të kushtëzohet nga njohja e pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Këto deklarata po përdoren së fundmi nga politikanët serbë, me qëllim të arsyetimit të marrëveshjes që parashihet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje të dyanshme.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...