Lajme

Hoxhaj: Nëse BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 30 September 2023

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse BE-ja dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë menjëherë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka shkruar se pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës nga terroristët të lidhur me Serbinë, ai ka thënë se Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

“Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë.

-Advertisement-

Nëse BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera