Lajme

Hoxhaj në Hagë: S’mund ta përmbyllja vitin 2022 pa takuar edhe një herë Thaçin e Veselin

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 22 December 2022

Ish-kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se nuk e përmbyllë vitin 2022 pa i takuar edhe një herë miqtë e tij, Thaçin e Veselin, në Hagë.

“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë!”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Tutje ai shkroi se ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi, siç u shpreh ai, të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!

“Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera