Hoxhaj-Kurtit: Mos e luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën

Autori: Gazeta inFokus
12:54 | 22 September 2022
Nënkryetari i Kuvendit njëherit deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Albin Kurti që të gjejë një zgjidhje kalimtare në mënyrë që të fillojë procesi mësimor.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, Hoxhaj i bëri thirrje Kurtit që mos ta luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën.
“Kryeministri Kurti në këtë Kuvend e ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional, fakti që s’po ka vullnet për të kërkuar konsensus me sindikatën tregon se ku jemi. Arsimtarët janë qytetarë të Kosovës dhe ju ftoj që të riktheheni dhe të bisedoni me ta…Ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare meqë nga janari mund të jetë në fuqi Ligji për Pagat është mirë të bisedoni me mësimdhënësit….E ftoj sot që nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat e rolin e të fuqishmit në raport me opozitën, por ta kuptojë në thelb se si duket procesi demokratik”, tha Hoxhaj ndër të tjera në Kuvend, transmeton Gazeta Express.
Hoxhaj gjithashtu tha se sot është java e katërt që fëmijët kanë humbur mësimin.
“Nuk do ta merrja fjalën nëse nuk do të ishte kryeministri këtu. Sot është java e katërt dhe ne jemi me 22 shtator dhe i kemi 22 humbje të mesimit, meqë mësimdhënia nuk llogaritet nga e hëna deri të premten, por edhe të shtunen dhe dielen nxënësit janë të obliguar në detyra shtëpiake. Ne nuk jemi sindikatë e sindikatës, po jemi ata që kemi fëmijë në shkolla publike dhe e dijmë se sa është e dëshme humbja e katër javëve të vitit shkollor”, tha Hoxhaj.
Ai gjithashtu ripërësirti idenë për një zgjidhje kalimtare në mënyrë që nxënësit t’u rikthehen bankave shkollore.
“Kryeministër dil bën zgjidhje”, përfundoi ai.

Të tjera
-
Kandidati i LDK-së për Gjakovën shpall kandidaturën: “Gjakovën do ta bëjmë kampion të kohës sonë”
Shefqet Shehu, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë, ...
-
PDK: Kosova nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi për viktimat e dhu*nës sek*suale
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Partia D...
-
Fantastike, kjo është 11 vjeçarja që publikoi librin i cili po mahnitë të gjithë
Ditën e djeshme të 18 qershorit, 11 vjeçarja Miara Osaj, ka botuar librin e s...
-
AP: Edhe disa kosovarë në mesin e të evakouarëve nga Izraeli
Vendet po evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli dhe Irani nga ajri, toka dhe...
-
I quajti ‘nomadë’, Haziri i përgjigjet Kurtit: ‘Qeveri’ në detyrë ke, por ministrat në Prokurori të rrinë krejt kohën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar t’i etiketojë deputetët e ish...
-
Musliu-Shoshi: Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka replikuar kryeministrit në det...
-
Çollaku: Është iluzion të pritet që Serbia do ta dorëzojë Millan Radojiçiqin
Eksperti i sigurisë Fatmir Çollaku ka deklaruar se mundësia që Milan Radoiçiq...
-
Irani paralajmëron se çdo ndërhyrje nga palë të treta do të shkaktojë reagim të menjëhershëm
Irani ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj çdo “pale të tretë” që mendon të për...
-
Hasani thotë se Kurti i dërgoi emisarë për t’ia kërkuar votën: E refuzova, nuk e vizitoi Gjykatën Speciale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka zbuluar se k...
-
Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trump për rritje të shpenzimeve
Spanja i ka kërkuar NATO-s të heqë dorë nga rritja e shpenzimeve të saj të mb...
-
Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga nesër deri të shtunën
Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Koso...
-
Kryetari Zenun Elezaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sadik Sylë Dakajt: “I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të...