Hoxhaj: Kurti po diskuton në Bruksel se si të mbahen zgjedhjet në veri
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 14 September 2023
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se në Bruksel diskutohet se si të mbahen zgjedhjet dhe se Kosova është pjesë e menysë.
Në proces të dialogut, ai shtoi se vendi është pa aleat dhe pa Uashingtonin.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të shpërbëhet Kuvendi dhe të mos blejnë kohë, ashtu siç po bën pushteti.
Në seancë plenare, Hoxhaj u shpreh se vendi është në gjendje të jashtëzakonshme.
“Zotëri Kurti ka ardhur në qeveri me premtimin që e ka marrë barrën e dialogut dhe të një marrëdhënie të vështirë me Serbinë dhe do ta zgjidhë këtë temë më mirë se sa në kohën tonë. Ka thënë që do të ketë dialog jo për Kosovën, por do të ketë dialog me Kosovën. Kosova nuk do të jetë një temë në meny, por Kosova do të jetë një palë në tavolinë. Unë dua të ju them që sot Kosova është pjesë e menysë dhe faqja e fundit e menysë dhe tema kryesore është mbajtja e zgjedhjeve në veri. Ne diskutojmë në Bruksel për atë se si të mbahen zgjedhjet në veri. Kosova po ashtu është në një meny tjetër, dhe në faqen e parë të menysë dhe faqja e parë e menysë është në sanksione të BE-së”, deklaroi Hoxhaj.
Hoxhaj shtoi se sot në dialog, Kosova është pa asnjë mik dhe aleat dhe se nuk ka fare dialog me Uashingtonin.
“Sot askush prej Kosovës nuk e thirr askënd në Uashington, në Bruksel, në Londër, në Berlin, në Paris. Nuk ka fare komunikim, fare, as sms, as telefonata, as vizita. Dhe, në këtë lloj dialogu është. Në vend që dialogu t’i shërbente përmbushjes, përmbylljes së shtetësisë tonë e ka bërë Kosovën një çështje të sigurisë evropiane. As paqe, as luftë, as marrëveshje, as përkushtim dhe as zbatim”, shtoi Hoxhaj në sallë plenare.
Hoxhaj u shpreh se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka treguar se nuk guxon të marrë vendime të mëdha.
“I ftojë të gjithë deputetët e shumicës edhe të opozitës që ne ta shpërbëjmë këtë Kuvend. Neve na duhet një qeveri e re, një lidership i ri, neve na duhet një mandat i ri i këtij institucioni dhe i këtij Kuvendi me qëllim që Kosovën ta kthejmë tek parimet kyçe të dialogut dhe parimet kyçe të dialogut janë marrëveshje obligative ligjore jo bazike, marrëveshje finale jo të përkohshme, marrëveshje për njohje të ndërsjellë dhe jo marrëveshje që është në fakt mosmarrëveshje.
Dhe këtë e them se e kam bindjen që në procesin ku është Kosova, unë nuk pres personalisht jo në 2023 apo 2024, por nuk pres për një kohë të gjatë që të arrihet ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje të ndërsjellë. Nuk duhet të blejmë kohë ne si opozitë, nëse qeveria e ka politikën e blerjes së kohë, unë ju ftoj të gjithëve që të mos blejmë kohë, ta shkurtojmë mandatin e këtij Kuvendi”, përfundoi Hoxhaj. /KP
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...