Hoxhaj kritikon Kurtin për situatën në veri: Ka ndjekur politikë të gabuar

Autori: Gazeta inFokus
12:58 | 03 June 2023
Ish-ministri i Punëve Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komentuar situatën në veri të Kosovës ndërsa është shprehur kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti duhet të zbatonte marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të koordinohej me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Sipas tij Kurti me qëndrimin që ka mbajtur për situatën në veri, i ka shkaktuar shumë dëm Kosovës.
Hoxhaj gjithashtu është shprehur se Kurti ka ndjekur një politikë të gabuar me targat dhe, siç tha ai, situatën e zgjedhjeve në veri të vendit.
“Vendimet që të sanksionohet Kosova janë vendime që nuk i takojnë historisë moderne të krijimit të një shteti. Unë e kam kuptuar që në fillim planin franko-gjerman si një përpjekje perëndimore për të integruar veriun e Kosovës, por Kurti ka ndjekur një politikë të gabuar me targat, dhe situatën e zgjedhjeve në veri të vendit. Mendoj se duhet të jemi serioz. Kurti nuk duhet ra shndërronte në temë madhore çështjen e targave”, është shprehur ai.
Ai u shpreh se dënimin më të madh që i ka bërë vendit ndonjë qeveri është, siç u shpreh ai, sjellja e Kurtit në raport me situatën në veri.
“Qëndrimi im ka qenë që Kurti duhet të zbatonte një marrëveshje që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe të koordinohet me partnerët tanë. Veprimet që janë bërë në veri të vendit kanë sjellë një situatë ku për herë të parë në veri të vendit, Kosova ka një sovranitet nominal. Shqetësimi që kam unë sot është për interesin shtetëror i Kosovës. Mendoj që dënimin më të madh që i ka bërë vendit ndonjë qeveri është pikërisht sjellja e Kurtit në raport me situatën në veri”, është shprehur tutje ai.

Të tjera
-
‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ...
-
Kallas çon mesazh për dialogun Kosovë – Serbi pas aterimit në Beograd
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Si...
-
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin ose Bogujevcin, për kandidatë tjerë do të diskutojmë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvend...
-
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më ...
-
Shala i bindur: Me PDK-në, VV-ja dëmtohet!
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokr...
-
Bidenit i kanë mbetur 12 deri në 18 muaj jetë, thotë ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë
Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku ...
-
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për ...
-
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Clic...
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...