Lajme

Hoxhaj: Kriminale vrasja e Ivanoviqit, Serbia të mos e shfrytëzojë për destabilizim të situatës

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 16 January 2018

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, e cila ndodhi sot në Mitrovicën e Veriut.

Hoxhaj ka bërë të ditur se organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin me urgjencë për t’i sjellë para drejtësisë sa më parë, përgjegjësit për këtë akt kriminal, në mënyrë që të shmanget çfarë do manipulimi politik që mund të bëhet me rastin.

Zëvendës kryeministri Hoxhaj ka thënë se janë shqetësuese reagimet impulsive dhe destructive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët, sipas tij, haptas po kërcënojnë për destabilizim të situates dhe për ta prishur procesin e normalizimit.

-Advertisement-

“Përderisa motivet dhe autorët e vrasjes janë ende të panjohur, është brengosëse të shohim reagime kaq impulsive dhe destruktive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët haptas po kërcënojnë me destabilizim të situatës, prishje të procesit të normalizimit”, ka shkruar Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera