Lajme

Hoxhaj i del në krah Thaçit, akuzon Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 26 February 2020

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka deklaruar se asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n, shkruan Gazeta inFokus.

“Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën”.

“Qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor. Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, i ka bërë me dije kryeministrit Albin Kurti që të bëjë të qartë pozicionin e tij ndaj NATO-s.

“Kryeministri nuk mund të rri neutral. Ai duhet të tregojë a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër. Deri tani në çdo temë për politikë të jashtme ka mbajtur qëndrim neutral. Kryeministrat nuk zgjidhen për neutralitet, por për vendimmarrje. Neutralitet dhe kohë nuk ka në Kosovë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera