Lajme

Hoxhaj fton për paqe e tolerancë në urimin për krishtlindjen ortodokse

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 07 January 2018

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar besimtarët ortodoksë për krishtlindjen ortodokse, të cilën e festojnë sot.

Hoxhaj ka bërë thirrje për paqe dhe tolerancë, të cilat i ka quajtur vlera të pandashme të shoqërisë kosovare që kanë shërbyer si garancë për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë, urime krishtlindjen. Të kultivojmë paqen, tolerancën dhe mirëkuptimin me njëri tjetrin si vlera të pandashme të shoqërisë sonë për të garantuar një jetë të mirë për qytetarët tanë. Gëzuar”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera