Lajme

Hoxhaj flet për skandalin e Veselit

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 23 May 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në emër të partisë së tij ka hedhur poshtë akuzat ndaj kryeparlamentarit Veseli se ai është i përfshirë në skandalin me fajde të publikuar në media ditë më parë .

Hoxhaj e quajti tërë këtë situatë manipulim me opinionin publik.

“Kryetari Kadri Veseli nuk ka të bëjë asgjë me njerëzit e shfaqur në video-incizimet e shfaqura në media, ai kurrë nuk ka marrë pjesë në aktivitete të tilla. Ne si PDK kërkojmë që kjo ngjarje të merr një epilog të plotë dhe të shpjegohet qartë ky rast”, theksoi Hoxhaj.

-Advertisement-

Ai në emër të partisë së tij kërkoi që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me seriozitet deri në fund/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera