Lajme

Hoxhaj flet për kushtin e PAN-it për të marrë pjesë në seancë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 11 August 2017

Koalicioni PAN nuk merr pjesë në seancë konstituive kurdo që caktohet ajo, mirëpo, merr pjesë vetëm nëse mbahet sipas kushteve të tyre.

Kështu është deklaruar për Indeksonline nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë që qendrimi i tyre nuk ndryshon, derisa nuk ndryshon mbajtja e seancës.

Sipas tij, ata marrin pjesë në seancë, vetëm nëse subjektet politike u përmbahen kushteve të cilat u bënë të ditura dje gjatë takimit me shefat e grupeve parlamentare të partive.

-Advertisement-

“Qendrimi i jonë nuk ka ndrushuar. Nuk marrim pjesë në seancat që thirren pa konsulltim me partitë politike, këto veprime janë të njëanshme” është shprehur Hoxhaj.
Ndryshe, të hënën pritet të mbahet seance e ardhshme e cila u ndërpre një ditë me parë për shkak se deputetët e koalicionit PAN nuk morën pjesë.

Në anën tjetër, i mandatari i këtij koalicioni për postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se brenda 10 dite Kosova do t’i formoj institucionet e saj me mbështetjen e Aleancës Kosova e Re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera