Hoxhaj: Fitorja e Kurtit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse populizëm

Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 20 June 2023
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sikur zgjerimi evropian të ishte një agjendë e mirëfilltë drejt Ballkanit, edhe elitat politike në Ballkan, Kosovë, Serbi e kudo tjetër, do të bënin përpjekje që të bënin një politikë më të matshme, më konkrete, e bazuar në rezultate dhe ndoshta do të ishte mundësia për të qenë pranë portës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në një debat publik mbi rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike, Hoxhaj vlerëson se fitorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, s’është asgjë tjetër, veçse populizëm.
“Fitorja e Kurtit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse populizëm, e shtroj pyetjen se a është Kosovë pas 2 viteve më e sigurt sesa ka qenë 2019,2021. A ka Kosova në 2023 më shumë aleatë sesa ka pasur në vitin 2021, a ka Kosova në 2023 më shumë njohje, më shumë anëtarësi ndërkombëtare sesa ka pasur më 2019, 2020. A jetojnë njerëzit më mirë në Kosovë sesa kanë jetuar në atë kohë? Të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen fort negative”, ka thënë ai.
Sipas tij, pyetja që duhet të shtrohet nga ana e Kosovës është se si të integrohet komuniteti në veri të vendit.
“Si ta përmbylllim shtetndërtimin në veri të vendit, t’i zbatojmë ato obligime ndërkombëtare që i kemi marrë në vitin 2013, të themelohet Asociacioni, edhe në përputhje me letrën e Mogherinit edhe në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos lejojmë që situata në veri të vendit t’i shërbejë Kurtit për një fazë të re të populizmit, duke e udhëhequr vendin drejt një paqartësie politike kur ne nuk e dimë se si do të duket fundi i vitit 2023”
Siç potencon Hoxhaj, për Kosovën është jetike tejkalimi i “populizmit aktual”.
“Për ne në Kosovë është jetike po ashtu të jemi të vendosur ta tejkalojmë populzimin aktual nëse ne i themi qytetarëve të Kosovës që Kosova më 1999 ka triumfuar mbi historinë dhe Serbinë si okupues, që ne në vitin 2008 kemi triumfuar për herë të dytë me shpalljen e pavarësisë dhe për ne është jetike që të ndërtojmë një marrëdhënie normale me Serbinë drejt njohjes së ndërsjellë”.
Ai thotë se kryeministri Kurti “po e kërcënon Kosovën brenda dhe jashtë”.
“Kurti po shihet që në kohën e fundit po e kërcënon Kosovën brenda dhe jashtë dhe mendoj që debati kryesor që duhet ta kemi është që a duam të lëvizim në 2023 në një parametër të ri politik apo duam që të jemi në këtë moqeal politik ku jemi futur në këto 3-4 vitet e fundit si pasojë e populizmit dhe si pasojë e përdorimit të çdo gjëje çka përdorin populistat për ta bindur opinionin publik që kjo është rruga e vetme se si mund të qeveriset ky vend”.

Të tjera
-
E çuditshme| Në tubimin e organizuar në mbështetje të Vuçiq, merr pjesë edhe vetë presidenti i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po merr pjesë në tubimin e mbështetës...
-
Çitaku: Rritja e numrit të njohjeve, jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se njohja nga Suda...
-
Hoxhaj: Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm, ka uruar dhe ka falënderuar presidenten...
-
Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera
Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për nj...
-
Bie çmimi i naftës, por pse takstitë ende po vazhdojnë me çmimore të shtrenjtë
Që 3 vite nisja nga çdo lokacion brenda Prishtinës fillon nga 2 euro, shkruan...
-
Haradinaj mirëpret njohjen e Kosovës nga Sudani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kos...
-
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Osmanit: Vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, është ai që e ka njoftuar sot pres...
-
Vd*s gazetari i “Rilindjes”, Beqir Shkreli
Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe inte...
-
Diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e t...
-
Sudani e njeh shtetin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dh...
-
Bëhen homazhe për dëshmorët dhe martirët e rënë në Tërstenik dhe Negroc
Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Tërstenik dh...
-
Izraeli thotë se do të zgjerojë ofensivën e tij në pjesën më të madhe të Gazës
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka njoftuar se ushtria e tij së shpejti do të...