Lajme

Hoxhaj e ka parë draftin, thotë se plani gjermano-francez e çon Kosovën në NATO

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 01 November 2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, te “Zona e Parlamentit” ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe propozimin gjermano-francez.

Hoxhaj ka thënë se e ka parë nga afër planin gjermano-francez, që po qarkullon prej disa javësh në media, dhe se sipas tij ky plan e çon Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ai ka folur edhe për refuzimin e ftesave të PDK-së nga Kurti, si dhe për nisëmn e Ballkanit të Hapur, ku ka adresuar kritika ndaj LDK-së, AAK-së dhe vetë partisë së tij. Hoxhaj ua ka rikujtuar ish-qeveritarëve kosovarë, se po e harrojnë marrëveshjen e Uashingtonit, ku sipas tij, pranohet edhe Ballkani i Hapur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera