Hoxhaj: Duhet konsensus i gjerë për demarkacionin me Malin e Zi
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 03 December 2017
Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi kërkon një konsensus të gjerë nga politikanët, si nga koalicioni qeverisës ashtu edhe opozita, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj. Në një diskutim në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në Universitetin Johns Hopkins, Hoxhaj tha se Ballkani Perëndimor është shndërruar në një lojë shahu gjeopolitik, ku ka ndërhyrje të faktorëve të jashtëm si Rusia.
Të hënën qeveria e Kosovës do të diskutojë rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi, një prej çështjeve më të vështira dhe më të debatueshme në Kosovë. Vetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila tani është pjesë e koalicionit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, në të kaluarën e ka kundërshtuar marrëveshjen e kufirit.
Miratimi i saj është kushti kryesor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave me Kosovën. Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj shprehet optimist se parlamenti do ta miratojë marrëveshjen. Qeveria, shton ai, pritet të japë më shumë hollësi mbi hapat e ardhshëm për këtë çështje.
“Kjo tregon që është një plan i ri kohor se si të lëvizet përpara me këtë temë dhe unë besojë se deputetët e parlamentit të Kosovës do ta votojnë marrëveshjen sepse ajo është e rëndësishme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Për çështjen e shënimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi duhet një konsensus më i gjërë dhe një mbështetje më e madhe. Në fund të fundit, edhe koalicioni qeverisës, edhe opozita kanë një përgjegjësi për vendin dhe unë besoj se subjekte të caktuara politike do të reflektojnë pozitivisht”.
Një çështje tjetër e rëndësishme për Kosovën në procesin e integrimit të saj në Bashkimin e Evropian është edhe lufta kundër korrupsionit. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, H.R. McMaster në një takim këtë javë me ministrat e jashtëm të rajonit, u bëri thirrje atyre që të intensifikohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në rajon. Në lidhje me këtë çështje Hoxhaj theksoi se sundimi i ligjit mbetet një nga qëllimet më të mëdha të qeverisë së Kosovës.
“Edhe në raportet bilaterale Kosovë-Amerikë, por edhe në kuadër të agjendës evropiane të reformave, unë besoj se gjatë viteve të ardhshme do të ketë progres edhe më të madh pasi në kuadër të agjendës evropiane parashihen hapa konkretë të cilët do të ndikojnë direkt në forcimin e sundimit të ligjit”.
Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Hoxhaj tha se ai duhet të ketë një afat të kufizuar kohor.
“Presidenti Thaçi dhe ne si qeveri mendojmë se dialogu duhet të kufizohet në kohë dhe përmbajtje. Qëllimi i vetëm i Kosovës në dialog është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Pa këtë parakusht ne nuk mendojmë se duhet të ketë pjesëmarrje në dialog për tema teknike. Kjo është esenca e qasjes sonë strategjike ndaj dialogut.”
Pavarësisht perspektivës së qartë të rajonit për integrime euroatlantike, Hoxhaj thotë se rajoni është shndërruar në një lojë shahu gjeopolitik, ku ka ndërhyrje nga faktorë të jashtëm, si Rusia, e cila është një kundërshtare e madhe gjeopolitike dhe strategjike e Perëndimit dhe e vendeve të Ballkanit.
“Ka shembuj konkret të ndërhyrjes ruse. Rasti i fundit ishte vizita e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe në Moskë. Ne ende presim ta kuptojmë se cila ka qenë agjenda e kësaj vizite, çfarë pritje kanë nga kjo vizitë dhe cilat janë pasojat për Kosovën nga kjo vizitë. Ne jemi të shqetësuar se si Rusia përmes mjeteve ekonomike, diplomatike, tregtare po mundohet që të ndikojë negativisht në Kosovë dhe në rajon. Mbi të gjitha, jemi të shqetësuar se si Serbia është shndërruar në një platformë të zgjatjes dhe zgjerimit të ndikimit rus në rajon.”
Pavarësisht sfidave të shumta, Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet për të forcuar institucionet e saj shtetërore dhe për të ecur përpara në procesin e integrimeve euroatlantike, thotë Hoxhaj.
Të tjera
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...