Lajme

Hoxha: Do t’i “denoncojë” publikisht ministritë që nuk punojnë për MSA-në

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 27 September 2017

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se nevojitet një dinamikë e re në zbatimin e MSA-së.

Sipas Hoxhës, zbatimi i MSA-së kërkon përafrim të legjislacionit me atë të BE-së por se kërkohet edhe vullnet politik për ta bërë këtë gjë.

Hoxha që këto komente i bëri derisa foli në një panel të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike bëri me dije se pas katër viteve, ajo javën e kaluar ka mbledhur Këshillin Ministror për Integrime Evropiane.

-Advertisement-

Ministrja e Integrimeve tha se aty është diskutuar për aktivitetet e ndërmarra në fushën e zbatimit të agjendës së reformave evropiane.

Ajo ka shtuar, po ashtu, se do të ketë dinamikë të re në këtë drejtim dhe se ajo publikisht do të bëjë të ditura ministritë të cilat nuk i përmbushin me kohë kriteret dhe kanë ngecje, por edhe ato të cilat arrijnë të kenë sukses në këtë fushë.

Sipas Ministres së Integrimeve, prioritet mbetet fusha e sundimit të ligjit dhe reformat në përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera