Lajme

Hoxha takon ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 30 November 2017

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot ambasadoren e e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Hoxha përmes një postimi në “facebook” ka shkruar se gjatë takimit I ka rikujtuar Willems për nevojën e Kosovës për tu përkrahur nga Mbretëria e Holandës, transmeton Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni të plot postimin e Hoxhës bërë në “facbook”

-Advertisement-

“Në takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës, znj. Gerrie Willems ritheksova nevojën për përkrahjen e sinqertë sikur që deri më tani ka bërë Mbretëria e Holandës, për procesin integrues euro-atlantik, me ekspertë dhe përvoja të cilat lehtësojnë këtë proces, duke siguruar zbatimin e MSA-së.

Kapitujt e agjendës evropiane përfshijnë fuqizimin e sundimit të ligjit, qeverisjen, demokratizimin, zhvillimin ekonomik, fusha që vendi mik Holanda ka përvoja të jashtëzakonshme.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera