Lajme

Hoxha: Qeveria po punon në përmbushjen e agjendës evropiane

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 08 June 2018

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka deklaruar se institucionet e vendit janë duke punuar në të gjitha drejtimet e mundshme për të avancuar në procesin e integrimit evropian.

Hoxha tha se janë duke punuar në disa drejtime me theks të veçantë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe plotësim të standardeve evropiane.

“Siç e dini Kuvendi i Kosovës më 30 maj ka miratuar Planin e rishikuar Kombëtar për Zbatimin e MSA-së për periudhën 2018-2022. Për vitin 2017 ky plan është përmbushur në masën 62 %”, theksoi ministrja Hoxha.

-Advertisement-

Në fushën e sundimit të ligjit Hoxha tha se janë duke punuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e reformave evropiane.

“Fuqizimi i sektorit të Sundimit të Ligjit do të ketë ndikim pozitiv në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, krijimin e një mjedisi më të favorshëm për biznese dhe investime të huaja”, theksoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera