Hoxha nënshkruan me Komisionin Evropian përkrahjen me vlerë 48 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 01 June 2018
Sot në mjediset e Komisionit Evropian në Bruksel, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, bashkë me Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, ka nënshkruar Marrëveshjen Financiare IPA 2017.
Kjo marrëveshje, pjesa e I-rë, ka vlerë prej 49.4 milion euro, ku nga kjo vlerë 48 milion euro, do të financohen nga Bashkimi Evropian, kurse 1.4 milion euro, janë bashkëfinancim i Qeverisë së Kosovës.
“Me këtë marrëveshje, Kosova do të përfitojë asistencë financiare të cilën do ta përdorë për avancimin e demokracisë dhe qeverisjen, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit, projektet për klimën dhe energjinë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit, bujqësisë dhe zhvillimit rural. Po ashtu, këto fonde do të përdoren për avancimin e arsimit, punësimit dhe politikave sociale”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.
Tutje thuhet se Kosova tash e sa vite është përfituese e fondeve të IPA-s dhe neve na mbetet të shfrytëzojmë këtë asistencë për implementimin e reformave dhe të gjitha projektet duhet të rezultojnë me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.
Në përputhje me dinamikat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova në rrugën e saj drejt BE-së, Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me të gjithë dikasteret shtetërore, do të rrisë përkushtimin e saj në mbarëvajtjen e kësaj asistence financiare, në mënyrë që efektet e kësaj asistence të ndihen te secili qytetar i Kosovës.
Të tjera
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...