Lajme

Hoxha kritikon ashpër qeverinë Kurti, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Arbërie Nagavcit

Autori: Ermirë Berisha 22:43 | 08 April 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se qeveria e cila është nën udhëheqjen e Albin Kurtit, është duke e shkelur disa herë radhazi  Kushtetutën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, përveç se ka kritikuar qeverinë Kurti, ajo ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres, Arbërie Nagavci, duke mos e parë të denjë për pozitën të cilën e udhëheq.

“Ajo udhëheqë sektorin që jo vetëm që edukon brezat në rrafshin akademik, por i edukon ata edhe në aspektin moral. Andaj, kjo Ministre që ka probleme me ligj dhe me  kushtetutë duhet të largohet sa me parë nga pozicioni i saj”, shkroi Hoxha në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera