Hoxha: Gjykata Speciale e padrejtë, por duhet respektuar obligimet ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 12 January 2018
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale për Kosovën.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Hoxha ka thënë se sado e padrejtë që kjo gjykatë është në rastin e Kosovës, shteti duhet të tregohet serioz dhe t’i respektojë obligimet e marra ndërkombëtare.
Qëndrimi i Hoxhës është në vijë me atë të shefit të partisë, Kadri Veseli, të shprehur para disa ditësh në një shkrim të gjatë në medie, por jo dhe me shefin e saj në Qeveri – Ramush Haradinaj.
“Kryetari i PDK-së, Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit, ka qenë shumë i qartë në deklarimin e tij në lidhje me gjithë këtë situatë që u bë.
Dhe mendimin e njëjtë e ndaj edhe unë; kuptohet jam anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Mendoj se sado e padrejtë që është kjo Gjykatë Speciale në rastin e Kosovës, ne duhet të vazhdojmë t’i përmbushim obligimet tona ndërkombëtare dhe të tregohemi shtet serioz”, tha Hoxha.
“Edhe kryetari Veseli e ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së raporteve të mira me bashkësinë ndërkombëtare”. “Por çka është më shumë e rëndësishme, duhet të tregojmë seriozitet ne si shtet kur marrim përsipër obligime ndërkombëtare, t’i respektojmë ato”, theksoi ministrja Hoxha.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë pritet të hetojë krimet e pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se “janë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000”.
Hetimi pati si pikënisje raportin e senatori zviceran, Dick Marty, të përgatitur për Këshillin Evropian.Në fund të vitit që shkoi, 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës ndërmorën një nismë për shfuqizimin e Gjykatës.
Nisma nuk u paraqit në Kuvend për mungesë të kuorumit, por është paralajmëruar se ajo do të sillet sërish në seancë.Nisma nuk është kundërshtuar as nga liderët e institucioneve qendrore. Madje, disa medie kanë spekuluar se nisma mund të jetë e nxitur nga presidenti Hashim Thaçi, emri i të cili përmendet si i akuzuar potencial.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar disa herë se Gjykata Speciale është e padrejtë për Kosovën dhe se “Qeveria do ta respektojë vendimin nëse 61 deputetë votojnë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale”.Së fundi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka theksuar se Kosova e ka merituar më së paku që t’i ndodhë Gjykata Speciale.
“Por ajo do të ndodhë, edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj”.Shkrimi i Veselit erdhi pas reagimeve të ashpra nga Ambasadat e Quintit në Kosovë që kërkuan që Kosova të heqë dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegociuar çfarëdo pjese të Ligjit për Gjykatën e Posaçme.
“Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj”, thuhej në deklaratën e përbashkët të ShBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...