Lajme

Hovenier: Sulmuesit e KFOR-it, policisë dhe gazetarëve duhet dhënë llogari, por s’ka nevojë për polici speciale

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 29 June 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë që sulmuesit e KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në ngjarjet në veri duhet të japin llogari, mirëpo nuk ka nevojë për polici speciale në kryerjen e funksioneve të rëndomta.

“Ka rrethana që kërkojnë njësite të specializuara policore me pajisje të specializuara që kryejnë detyra të specializuara. Nuk do të kundërshtoj këtë dhe pajtohem me këtë. Ne i dënojmë sulmet kundër KFOR-it; i dënojmë sulmet kundër Policisë së Kosovës; i dënojmë sulmet kundër gazetarëve”, ka thënë Hovenier, në Rubikon në Klan Kosova.

“Nëse e keni lexuar raportin e bisedës telefonike të Sekretarit Blinken me Presidentin Vuçiq të hënën, edhe ai e theksoi se ata që sulmuan KFOR-in duhet të japin llogari. E, do të thosha të njëjtën gjë edhe për policinë dhe gazetarët, natyrisht. Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet polici e specializuar që kryejnë funksione të rëndomta”, ka theksuar ambasadori amerikan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera