Lajme

Hovenier për shtyrjen e zgjedhjeve: Angazhim konstruktiv i Osmanit dhe partive politike

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 10 December 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur mirënjohës ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe partive politike për siç ka thënë, lidershipin dhe angazhimin konstruktiv në shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Ai ka publikuar deklaratën e plotë të Ambasadave të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyrës së BE-së, të cilat kanë mirëpritur vendimin e sotëm të institucioneve të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave në veri.

“Mirënjohës ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarë të partive politike për lidershipin dhe angazhimin e tyre konstruktiv në shtyrjen e zgjedhjeve të ardhshme në katër komunat veriore të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social Twitter.

-Advertisement-

Për shkak të rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se zgjedhjet janë shtyrë për në prill.

Ajo caktoi 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Osmani bëri të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike në vend për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera