Lajme

Hovenier: Nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, SHBA-ja është e shqetësuar

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 07 December 2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i shqetësuar me zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës.

Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për faktin se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për faktin se për momentin nuk janë krijuar kushtet që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Reagimi i Hovenier vjen pas incidenteve të njëpasnjëshme që ndodhën në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut dje, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar, dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës.

Sipas këtij institucioni, në këto incidente janë përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”.

Sulmet ndodhën në ditën kur zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor shkuan në veri për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Reagime pati kryeministrin Albin Kurti, i cili paralajmëroi shtim të forcave policore në veri, ndërsa fajësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq për orkestrimin e tyre.

Nga KQZ sot kanë thënë se pavarësisht incidenteve do të vazhdojnë përkushtimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera