Lajme

Hovenier e rithekson: Kemi sfida me Kurtin, kanë ndikuar në partneritetin tonë

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 21 August 2024

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier rithekson se po përballen me disa sfida me Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Hovenier tha se veprimet e fundit të Kurtit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.

“Shumë prej jush keni parë raportet për dallimet e tashme mes SHBA dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime të cilat janë të udhëhequra nga qeveria e kryeministrit Kurti. Siç kam thënë edhe javën e shkuar, po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”.

-Advertisement-

Hovenier tutje shpreson që Qeveria e Kosovës t’i kthehet angazhimit të ngushtë me SHBA, BE, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

“Siç tha edhe DASH, Qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës t’i kthehet angazhimit të ngushtë me SHBA, BE, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës. Edhe pse disa fusha te bashkëpunimit me Qeverinë e Kosoves mbesin më pak pozitive se që do të kishim shpresuar, përkushtimi i SHBA ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë, i hekurt si gjithmonë”, tha ai gjatë konferencës pas marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh, mbështetje e USAID për Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera