Lajme

Hoti: Vendi nuk duhej të vuante nga frika dhe problemi psikologjik që ka Kurti për Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 26 March 2020

Avdullah Hoti, ish zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDK, ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë gjatë seancës për mocionin ku u rrëzua qeveria Kurti.

Hoti ka thënë se Kurti e ka një frikë apo sëmundje nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe për këtë nuk duhej të vuante populli, shkruan gazeta inFokus.

“Një problem psikologjik mes tij edhe Thaçit. Nuk mundet ky vend me vujt nga kjo frikë apo problem që ai e ka me Thacin”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se problem më I madh në deklaratat e Kurtit ishte kur fliste për takimet më Këshillin e Sigurimit të Kosovës për të cilën ai po thyente ligjin.

“Lëshimi i tij më i madh është se i komentojnë mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës sepse është e paligjshme. Nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës nuk varet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme por nga një konsultim me Presidentin dhe Kryeministrin. Kurti e ka një pririje për ndërtimin e situatave konspiracionale”, ka thënë Hoti në T7./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera