Lajme

Hoti tregon se a ishte shaka e Grenellit që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 28 September 2020

Para disa ditëve, Kryeministri Hoti deklaroi se ka mirëpritur propozimin e të dërguarit të SHBA-së për dialog, Richard Grenell, që Liqeni i Ujamanit të quhet Liqeni i Trumpit.

“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, kishte shkruar Hoti.

E Grenell kishte thënë për mediat amerikane se në formë shakaje kishte kërkuar një gjë të tillë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Mirëpo këtë të hënë Hoti ka deklaruar se emërimi kërkesës sëe Grenell i është bërë edhe në Shtëpinë e Bardhë por edhe gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

“Ka qenë edhe një kërkese edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe në takimit që kemi pasur këtu, që në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejt të Trumpit, të emërohet Liqeni Trump”, ka thënë kryeministri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera