Hoti: Do t’i konfiskojmë pasuritë e paligjshme dhe do t’ia kthejmë popullit
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 03 June 2017
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Mitrovicë se tubimet madhështore të koalicionit të djathtë në gjithë Kosovën, po ju ngjajnë tubimeve të fitores nga koha e Presidentit Rugova.
“Tubime të tilla ka pasur vetëm në kohën e Rugovës. Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kosovës. Lista jonë është më e mira, me 30 doktorë shkencash, me njerëz të mrekullueshëm dhe unë jam i nderuar që i prij kësaj liste”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se do ta pavarësojmë sistemin e drejtësisë, do ta nxjerrim ligjin për konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe ajo do t’u kthehet qytetarëve.
Ai ka shtuar se ky është koalicioni i vetëm që do ta sigurojë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, koalicioni i vetëm që mund ta ruajë miqësinë e përhershme me SHBA-të, siç e ka thënë gjithmonë Presidenti Rugova.
“Programi ynë është i jashtëzakonshëm dhe i siguron Kosovës 3 miliardë euro buxhet gjatë mandatit tonë, rritje ekonomike dyfish më të madhe, pagë minimale dinjitoze, pensione dinjitoze, arsim cilësor dhe shëndetësi cilësore. Do të ketë mbështetje të madhe për bujqit, fermerët dhe të gjithë ata që kanë ide biznesi”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se do të punojmë shumë që tavolinat tona të kemi më shumë prodhime vendore. “Ne garantojmë 12 muaj pushim për lehonat, për gratë e papuna 50 për qind e pagës minimale për t’i rritur fëmijët”, ka thënë ai.
“Do t’u japim momentum të ri bisedimeve me Serbinë. Do të punojmë shumë me pakicat, në veçanti me serbët. Do të punojmë në thellimin e marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë, në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me të gjithë, por asnjëherë nuk do të hezitojmë në zbatimin e reciprocitetit me të gjithë, në veçanti me Serbinë”, ka shtuar Hoti.
Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti është një evropian i vërtetë.
“E keni pa që ata që nuk e kanë asnjë argument kundër kryeministrit tonë, sepse nuk mund të thonë që nuk është i shkolluar, nuk është i aftë, nuk është familjar, nuk është besnik, nuk është i vyeshëm dhe i vendosur. Prandaj flasin për karizëm. Po, karizëm nuk është të marrësh poza në foltore. Karizma do të thotë të ushtrosh ndikim dhe ndikimi nuk ushtrohet ndryshe, përveç me dije. Ndikimi jonë do të shtrohet përmes kryeministrit Hoti dhe vlerave të tij, që janë profesionale dhe shkencore”, ka thënë Mustafa.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se po e ndjen aromën e fitores. “Kjo aromë është në Mitrovicë dhe ky mesazh nga këtu do të përhapet në tërë Kosovën. Jemi bashkuar për të bërë ndryshimin e madh, sepse kjo gjendje e Kosovës nuk e bën të ndihet mirë asnjë shqiptar. O sot o kurrë, duhet ta luftojmë të keqen. Koalicioni ynë është i shpresës, i paqes, i dijes, i punës. SHBA dhe BE me padurim po presim të fitojë ky koalicion dhe t’i themi poshtë korrupsionit, poshtë zhvatjes, poshtë shantazhimeve”, ka thënë Bahtiri.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kemi një program që krijon jetë më të mirë për fëmijët, qytetarët, vendin në përgjithësi.
“Deklaroj publikisht se me të gjitha limitet e mia do ta mbështes profesor Hotin, i bindur se do të jetë Qeveria më e mirë që e ka pasur Kosova. Ndihem shumë mirë në këtë koalicion dhe këtu kam takuar njerëz të ditur, të sinqertë, me traditë në krijim të shtetit. Nuk kemi kohë të bëjmë eksperimente, sepse jemi shumë vonë. Jemi në prag të kthesës së madhe që do ta bëjmë”, ka thënë Pacolli.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka thënë se Mitrovica është vendi që e pagoi më së shtrenjti lirinë e Kosovës, sepse Mitrovicës i është këputur njëri krah.
“Mitrovica dëshmon se forca nuk është zgjidhja, por forca është problemi. Sot në Kosovë janë dy oferta politike. Njëra që proklamon forcë dhe është dëshmuar se forca nuk ofron zgjidhje, sepse forcës i ka kaluar koha. Të mençurit nuk ofrojnë tregim të muskujve dhe as proklamojnë se do të vdesin. Ne nuk kemi nevojë për vdekje, kemi nevojë për jetë”, ka thënë Kusari Lila.
Ilir Deda, nga Alternativa ka thënë se Mitrovica e di më së miri çfarë do të thotë të jetë e nëpërkëmbur, sepse e ka përjetuar nga ata që janë bërë bashkë në anën tjetër.
Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për drejtësi ka thënë se banorët shqiptarë të Mitrovicës në veri janë heronj të gjallë. “Përveç atyre që i tha kryeministri Mustafa për profesor Hotin, unë kam vërejtur diçka të veçantë tek ai. Mëshira dhe ndjenja shpirtërore e tij janë diçka e veçantë në karakterin e tij. Një pushtet që nuk ka rahmet, nuk ka mundësi të ketë bereqet”, ka thënë Qerkezi./Infokusi.com
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...