Lajme

Hoti thumbon Kurtin: Shëtitje në të shumë adresa, përpos në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 23 May 2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën në SHBA, derisa ka thënë se bëri shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën e të gjitha adresave: Shtëpinë e Bardhë.

Hoti ka shtuar se vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave: Shtëpia e Bardhë.

Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera