Lajme

Hoti: Tenderët njëburimor janë rritur si kurrë më parë, të aktivizohen hetimet parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 21 February 2024

Deputeti nga LDK Avdullah Hoti, përmes një statisi në “Facebook”, ka shpreh disa shqetësime për çështjen e tenderëve një burimor, ku sipas tij janë rritur kohëve të fundit.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Çfarë po ndodh me prokurimin publik në Kosovës në vitet e fundit?

-Advertisement-

1. Tenderët njëburimor janë rritur si kurrë më parë.

Raporti i BE-së thekson se 21% e prokurimeve janë kryer përmes negocimit pa procedurë të hapur tenderuese.

Vlera e kontratave të nënshkruara me negocim është 78 milionë euro, apo 14% e gjithë vlerës së kontratave të nënshkruara.

Me siguri shumë të madhe, shteti po paguan më shtrenjtë krahasuar me tenderimin e hapur me shumë oferta.

2. Numri i ankesave që ofertuesit dorëzojnë në Organin Shqyrtues të Prokurimit është shumë i lartë, rreth 1,200 ankesa brenda vitit.

Shumë prej ankesave miratohen, duke i detyruar institucionet publike të rivlerësojnë ofertat, apo të anulojnë aktivitetin e prokurimit.

Pasojat e kësaj janë investimet kapitale më të ulëta historikisht në Kosovë. Është e pakuptueshme që nuk aktivizohet plotësisht prokurimi elektronik i instaluar që nga Qeveria Mustafa, i cili duhet të lidhet me të gjitha sistemet në institucione të ndryshme për të siguruar transparencën e plotë.

Prandaj, është tepër e nevojshme që: (i) fillimisht të ndërmerret një auditim gjithëpërfshirës për këtë problematikë, si dhe (ii) të aktivizohen mekanizmat e hetimit parlamentar për të ekzaminuar këtë problem, i cili potencialisht po i kushton buxhetit miliona euro humbje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera