Lajme

Hoti: Të rritet sa më parë paga minimale

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 28 March 2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka prezantuar tri masa në seancën e sotme, të cilat sipas tij, do ta ndihmonin Kosovën.

Ai tha se jeta e qytetarëve është vështirësuar nga kriza energjetike, kriza e çmimeve dhe pasiguria e përgjithshme globale që u krijua nga lufta në Ukrainë.

“Për shkak të këtyre problemeve, të gjithë indikatorët tregojnë se jeta e qytetarët është vështirësuar, u janë rritur kostot e jetesës nga 150 deri në 200 euro për muaj”.

-Advertisement-

“Duhet të merren masa. Masa 1: Të bëhet indeksimi i të gjitha skemave të ndryshme pensionale dhe ndihmave sociale. Masa 2: Subvencionimi në bujqësi. Ftoj Qeverinë që të konsideroj rritjen e menjëhershme të subvencionimeve në bujqësi. Kjo masë i mbulon rreth 1/3 të familjeve në nivel vendi që sigurojnë të ardhura. Masa 3: T’i ktheheni debatit për pagën minimale. Duhet gjetur gjuhë të përbashkët për të rritur sa më parë pagën minimale. Duhet të bëhet indeksimi i pagave në sektorin publik për koston e jetesës”.

Tutje Hoti, tha se këto masa duhet të dizajnohen me kujdes dhe të ndërmerren sa më parë.

“Jemi këtu për të ndihmuar Qeverinë nëse është e nevojshme si Opozitë”, shtoi në fund Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera